Emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur në një automjet në fshatin Kosturinë

Emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur në një automjet në fshatin Kosturinë

Pesëmbëdhjetë emigrantë nga Bangladeshi janë gjetur në një automjet “Kia” në rrugën rajonale Vallandovë-Strumicë, në afërsi të fshatit Kosturinë, kumtoi policia.

Emigrantët janë gjetur dje në mbrëmje rreth orës 20:00 nga punonjësit policorë nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar dhe mbikëqyrjen kufitare Star Dojran, ndërsa drejtuesi i “Kia”-së ka ikur.

Me urdhër të prokurorit publik, emigrantët janë vendosur në Qendrën e pranimit për të huaj “Vinojug” në Gjevgjeli dhe në Qendrën e pranimit për të huaj në Gazi Babë në Shkup.