Alsat 2019-04-08T15:20:45+02:00
Është stabilizuar gjendja në kampin e improvizuar të emigrantëve në jug të Greqisë. Janë larguar edhe 60 emigrantët e fundit që për tre ditë me radhë kanë tentuar ilegalisht të kalojnë kufirin për në Maqedoninë e Veriut. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjendja është stabile dhe se në dispozicion ka forca të mjaftuara policore që të parandalojnë çdo tentim të emigrantëve për tu futur ilegalisht në Maqedoni.
Gjendja në kufirin jugor gjendja sot është stabile, ashtu siç ka qenë edhe ditëve të kaluara, pa rritje të numrit të tentimeve për hyrje ilegale. Ministria e Punëve të Brendshme ka kapacitete të mjaftueshme dhe qytetarët mund të jenë të qetë”-thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Rreth tre ditë më parë mbi 1000 emigrantë gjendeshin në kampin e improvizuar grek, ku u ndeshën edhe fizikisht me policinë greke në tentim për të kaluar kufirin. Emigrantët raportohet se janë manipuluar nga lajmet e rrejshme. Ata nëpër rrjetet sociale kanë lexuar se sapo të kalojnë kufirin do të hasin në autobusë të organizuar të cilët do t’i shpien në shtetet perëndimore evropiane. Disa prej tyre që nuk kishin dokumente valide, madje edhe janë ndaluar nga policia.
Besian Leka
Loading…