Emina Cunmulaj: Femrat duhet të gjejnë rrugën e plotësimit shpirtëror

Emina Cunmulaj është një ndër modelet më të famshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Bukuroshja tash e sa kohë ka krijuar familje me Sam Nazarian, afaristin iraniano-amerikan, me të cilin ka dy vajza.

Por, duket se modelja nuk ndihet e përmbushur nëse bazohemi në mesazhin e fundit e publikuar në llogarinë personale në Instagram.

Ajo thotë se femrat duhet të gjejnë rrugën që të ndihen mirë dhe jo të shihen vetëm si nëna dhe amvise.

“Jam duke menduar për nënën time që e lartësoi veten te babai im gjatë gjithë jetës dhe në të 18-tat ajo më tha ‘Po e ndjej se asgjë nuk ia kam arritur’ dhe nuk kishte të drejt. Krejt çka kemi mësuar nga eksperienca e të qenit grua është se jemi krijuar për amvisëri dhe kjo pritet prej nesh”, shkroi fillimisht ajo.

Lexo po ashtu:

“Ne kemi fëmijë dhe bashkëshort nëse jemi shumë me fat. Por. kemi nevojë që të gjejmë mënyrën se si personalisht të përmbushemi. Ne duhet të ndjekim ëndrrat tona dhe duhet të themi ‘Unë mund ta bëj’ dhe ‘duhet të lejohemi ta bëjmë atë’”, ka pohuar Cunmulaj.

Ndryshe, Emina aktualisht është duke shijuar pushimet e ditëve të para të këtij viti në Aspen të Kolorados. /Telegrafi/

TAGS