Emina Çunmulaj sjell të plotë setin fotografik ku shfaqet shtatzënë dhe me veshje kombëtare

Emina Çunmulaj sjell të plotë setin fotografik ku shfaqet shtatzënë dhe me veshje kombëtare

Modelja e njohur Emina Çunmulaj javë më parë solli një fotografi shumë të veçantë në rrjetin social Instagram.

Ajo shfaqej e veshur me rroba kombëtare pranë vajzës së saj në këtë set kaq të veçantë, të realizuar në studion e fotografit të njohur Artan Korenica.

Këtë herë, Çunmulaj ka vendosur të ndajë me fansat të gjithë fotografitë e plota të setit të saj më të fundit.

Modelja duket bukur dhe tërheqëse në veshje kombëtare, gjersa buzëqeshja në fytyrën e saj nuk mungon.

Në këtë fotoseion, ajo shoqërohet nga vajza e saj e vogël, Ella Faria, ndërsa nuk heziton të vërë në pah edhe barkun e rrumbullakosur.

Brenda pak muajve, Çunmulaj pritet të bëhet së shpejti nënë për herë të dytë. /Telegrafi/

The post Emina Çunmulaj sjell të plotë setin fotografik ku shfaqet shtatzënë dhe me veshje kombëtare appeared first on Telegrafi.