3 Dhjetor 2018 / 16:15
Tabelat me emrat jozyrtar të dy shkollave fillore në Çair “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali” do të mbeten të varuara në hyrje të shkollëve pavarësisht të ngecjeve në procedurën për ndryshimin e emrave të tyre. Pas sqarimit nga Regjistri Qëndror se nuk ka asnjë kërkesë nga Ministria e Arsimit për ndryshimin e emrave zyrtar “Nikolla Vapcarov” dhe “Rajko Zhinzifov”, udhëheqësit e shkollave në fjalë u shprehen të revoltuar për punën me përgatitjen e dokumentacionit që duhet ta nisin nga fillimi.
Do të kemi punë që procedura të fillojë prej në fillim, si me dokumentacionin, si me aplikime, si me përgjigje. Do të na marrë kohë. Nuk ndjehemi mirë por jemi të gatshëm t’i përballojmë edhe atij rrugëtimi që e dimë shumë mirë se çka na pret. Ne qëndrojmë, të njejtin qëndrim e mbajmë, edhe këshilli i shkollës, do ta inicojmë edhe një herë, do të fillojmë. Me siguri me atë intenzitet nuk mund të mbahemi më por do të gjejme njëfarë zgjidhje që të bëhet shumë më shpejt dhe jo të presim edhe 12 vjet”- pohoi Merita Koxhaxhiku, drejtore e sh.f “Nikolla Vapcarov”.
Nga Komuna e Çairit thonë se do të mbështesin çdo nismë të këshillit të shkollave për procedurën e re nëse ajo do të jetë e nevojshme.
Komuna e Çairit është e gatshme të iniciojë përsëri procedurën për ndryshimin e emrave të shkollave fillore në territorin e saj nëqoftëse kjo është e nevojshme të bëhet përsëri. Gjëja e parë që do të bëjmë do të respektojmë menjherë vendimin e ri që do të miratohet nga ana e këshilave drejtues të shkollave fillore, do ta vendosim në rend dite në senacën e këshillit të komunës dhe do të lobojmë në maksimum që ky vendim të kaloj dhe të miratohet përsëri”- tha Kushtrim Alla, zëdhënës.
Ndërkohë, nga kabineti i ministrit të Arsimit, Arëbër Ademi thanë se po kërkojnë modalitet për kapërcimin e problemit. Një ditë më parë Regjistri qëndror është shfajësuar si institucion nga të gjitha akuzat që janë bërë per ndryshimin e dy emrave të shkollave fillore në Çair “Rajko Zhinzifov” dhe “Nikolla Vapcarov” që të njejtat të riemërohen në “Ismail Qemali” dhe “Imri Elezi”. Nga ky institucion njoftuan për Alsat se tashmë dy vjet të plota askush nga institucionet përgjegjëse nuk ka shprehur interesim për të kuptuar më shumë se ku mbeti procedura e nisur për ndryshimin e emrave të shkollave në fjalë. Alsat dorëzoi kërkesë deri te Regjistri qendror për qasje në informacionet lidhur me këtë problematikë e ku shihen me qindra dokumente të ndërsjella mes institucioneve përkatëse por pa epilog përfundimtar të favor të shkollave.
Melihate Rustemi
Loading…