27 Janar 2019 / 12:59
“Të thash që do hysh në histori, që do kujtohesh si njeriu që përmbylli një vatër krize, mundësoi paqën, sigurinë, stabilitetin dhe ardhmërinë e vendit tim. Ja ku jemi sot, të ngadhënjyer. Të duruar, por të ngadhënjyer. Të përkushtuar ndër vite e stuhi të ndryshme, por i dashur miku im, u bë edhe kjo punë. Siç e the dhe ti vet, kur arrihet kompromisi, askush nuk del duke vallëzuar, por unë ndihem rehat me rezultatet e arritura dhe kam besimin që kjo marrëveshje historike do të vendos themelet e besimit të ndërsjellë dhe vullnetit të mirë që do t’i shërben mirë edhe Shkupit edhe Athinës drejt të ardhmes së përbashkët”, thuhet mes tjerash në letrën që Ahmeti i dërgon Nimicit.
Bashkë arritëm sukses të dukshëm drejt objektivit tonë për ta integruar vendin në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Por, rruga para nesh mbetet sfiduese ndërsa ne mbetemi të përkushtuar që të vijojmë veprimin e përbashkët dhe vendosmërisht ta mbrojmë lirinë dhe vlerat e përbashkëta të lirive dhe të drejtave njerëzore, demokracisë, solidaritetit dhe sundimit të ligjit. Kjo është vërtet një e arritur shekullore dhe përparim i jashtëzakontë, por akoma kemi punë për të bërë në mënyrë që ta quajmë sukses të plotë. Atë do ta bëjmë kur do të rreshtohemi krah për krah me Aleatët si pjesë e familjes së madhe euroamerikane të NATO-së. Unë e di që ti do të jesh me ne edhe në atë çast, edhe në atë të arritur”, shkruan Ahmeti në letër, duke falënderuar ndërmjetësin Metju Nimic për përkrahjen gjatë gjitha këtyre viteve në drejtim të përfundimit të këtij konstesti të gjatë midis dy Shkupit dhe Athinës.
Loading…