Emri: Greqia e hedhë topin te Maqedonia

Emri: Greqia e hedhë topin te Maqedonia

Topi në këtë moment është në terrenin e fqinjëve tanë, të cilët në praktikë duhet të tregojnë se është ndryshuar retorika e qeverisë që mund të sjell në rezultate në raportet mes dyja vendeve, ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke, Dimitris Xanakopulos.

Lidhur me ndryshimin e emrit kushtetues, diçka që kryeministri grek Aleksis Cipras e përmendi si kusht, ndërsa kryeministri Zoran Zaev e hodhi poshtë si mundësi për ndryshime, Xanakopulos tha se ajo është lëndë e negociatave dhe ka përsëritur pozicionet greke.

“Shumë mirë e dini se për zgjidhje të pranueshme të ndërsjellë, nevojiten dy palë. Flasim për emër të përbërë që do të vlerë për të gjithë dhe do të jetë për përdorim të gjithmbarshëm”, ka thënë ai