S A 2019-04-13T14:40:18+02:00
Që nga fillimi i vitit, gjithsej janë formuar 15 lëndë për këto vepra penale dhe atë në prokuroritë publike themelore në Shkup, Kavadar, Radovish, Berovë, Koçan, Kumanovë, Ohër dhe Strumicë. Njëmbëdhjetë nga këto lëndë kanë të bëjnë me veprën penale – Shpërndarje e materialit të ksenofobisë dhe racizmit përmes rrugës së sistemit kompjuterik nga neni 394-g nga Kodi zgjedhor, ndërsa katër të tjerat kanë të bëjnë me veprën penale – Rrezikimi i sigurisë sipas nenit 144 alineja 4. Për më shumë se gjysma e këtyre lëndëve të cilat janë formuar që nga fillimi i vitit 2019 ende po veprohet.- theksuan Prokuroria themelore publike
Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjatë vitit 2018 kanë pranuar 49 paraqitje për gjuhë të urrejtjes dhe ende po punojnë për sanksionimin e rasteve të këtilla. Sipas Mirçe Damçevskit, mosndëshkimi i autorëve të gjuhës së urrejtjes nga Prokuroria, nxit edhe më tepër këtë dukuri negative.
Ndoshta deri më tani ato kanë ngritur raste, por nuk ka epilog, ende nuk ka asnjë dënim për gjuhë të urrejtjes, dhe me siguri dikush edhe nxitet e thotë pasi askush nuk dënon unë mundem lirshëm që të shpërndajë gjuhë të urrejtjes. Do të thotë patjetër të ndalohet ajo praktikë dhe shprehi se mundet lirshëm të thuhet gjithçka. Liria e shprehjes nuk është liri edhe e gjuhës së urrejtjes, ne kemi liri të shprehjes, por nuk kemi liri të shprehjes së urrejtjes.- tha Mirçe Damçevski, Këshilli i Etikës
Nga Organizata joqeveritare “Civil”, Xhabir Deralla, deklaroi se gjuha e urrejtës më shumë përdoret gjatë fushatave parazgjedhore. Ai thotë se është dëshpërues rezultati i prokurorive për sanksionimin e gjuhës së urrejtës.
Deri më tani nuk mund të themi se jemi të kënaqur nga puna e Prokurorisë publike, posaçërisht për shkak se e dimë që është trefishuar numri i ankesave nga MPB, edhe nga ana e qytetarëve por edhe OJQ-ve siç është Civil. Për fat të keqe kjo Prokurori, ky institucion përsëri nuk përgjigjet në autorizimet ligjore, edhe kompetencat por edhe obligimet që i ka ndaj vendit.- u shpreh Xhabir Deralla, Civil
Ministria e Punëve të Brendshme javë më parë ka proceduar disa raste mes të cilave edhe rastet kundër gazetarit Milenko Nedellkovski dhe profesores Biljana Vankovska, të cilët akuzohen për përdorim të gjuhës së urrejtjes pas tragjedisë në Llaskarcë, ku jetën e humbën 16 persona. Deri më tani, prokuroria nuk ka sjellë epilog.
Mefail Ismaili
Loading…