Enis Alushi: I besoj Kosovës, marrim rezultat pozitiv

Enis Alushi: I besoj Kosovës, marrim rezultat pozitiv

14:37 |

Një nga lojtarët e parë që i tha ‘PO’ Kosovës, Enis Alushi, ka treguar edhe një herë përkrahjen e tij për kombëtaren Dardane.

Alushi, i cili ishte pjesë kyçe e formacioneve të Albert Bunjakit, është i pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku para ndeshjes ka dhënë një deklaratë për ‘Supersport’.

“Ekipi është stabilizuar. Është krijuar një grup i mirë. Ka përmirësime edhe në aspektin ofensiv edhe në atë defensiv. Mund të ketë suksese të mëdha në të ardhmen” ishin fjalët e Alushit, transmeton lajmi.net.

“Është një ndeshje e madhe. Kemi kundërshtar të fortë dhe përballemi me mungesa, por unë kam besim tek ky ekip. Shpresoj të marrim rezultat pozitiv” ishin fjalët e Alushit.

Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë fillon në ora 15:00. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

14:44 |

TAGS