Enver Hasani flet për marrëdhëniet e tij me Thaçin dhe Veselin

Enver Hasani flet për marrëdhëniet e tij me Thaçin dhe Veselin

Ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, në emisionin Pressing të T7, ka folur për marrëdhëniet e tij me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe presidentin Hashim Thaçi.

“Unë Kadri Veselin e kam pasur nxënës. Ndërsa me Hashim Thaçin, përveç koktelleve zyrtare, asnjëherë nuk jemi takuar privatisht”, është shprehur Hasani.

Tutje, ai ka thënë se nxënësit të tij, Veselit, asnjëherë nuk i ka kërkuar favore apo anasjelltas.

 “Kadi Veselin e kam pasur vetëm nxënës, kurrë asnjë favor as s’ia kam lypur as nuk ma ka lypur”, ka thënë Hasani.

Madje ai tha se më i afërt ka qenë me kryeministrin në largim, Ramush Haradinajn.

“Në aspektin social, kam qenë më i afërt me Ramushin”, shtoi Hasani.