Enxhi Nasufi  shpërthen ndaj kolegëve: Boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve

Enxhi Nasufi  shpërthen ndaj kolegëve: Boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve

Këngëtarja Enxhi Nasufi ka shpërthyer në kritika ndaj kolegëve të saj, duke u shprehur se reklamojnë vetëm firmën e mbathjeve dhe nuk kanë zë për të kënduar.



Ajo postoi në Instastory, një video të artistes Kimberli Joye, të cilin e ka shoqëruar dhe me një mbishkrim, ku shprehet se këngëtarët janë shtuar si milingonat.

“Jam poshtë shtëpisë, ndonjëherë kam qejf të rri disa minuta vetëm në qetësi dhe rastësisht po dëgjoja këtë video. Ky zë! Jam e lodhur aq shumë po kjo më bëri natën kaq të bukur. Zoti të bekoftë! Më bëre të qaj nga emocionet.

Dëgjoni! Na janë shtuar këngëtaret si milingonat. Edhe boll na hapët barkun me firmën e mbathjeve dhe shapkave me gisht që vishni po hapni rylin e fytit e këndoni po keni…”, ka shkruar Enxhi.

TAGS