Epidemiologu bën parashikimin e zymtë: Mund të kemi 250-400 vdekje nga Koronavirusi

Epidemiologu bën parashikimin e zymtë: Mund të kemi 250-400 vdekje nga Koronavirusi

Taulant Muka ka bërë një parashikim “të frikshëm”, duke thënë se nëse masat e marra kanë vlefshëmir 50%, numri i vdekjeve mund të shkojë në 300 ose 400. Ish zv.ministër i Arsimit më tej vazhdoi se nëse masat janë respektuar deri në 75%, deri në datën 15 prill mund të kemi 250-300 vdekje. “Meqë po flasim tek grafika sigurisht nëse shikojmë vijën e tretë, të shpresojmë që masat që kemi marrë të kenë funksionuar deri në 70-75 %, duhet të presim deri nga data 15 prill dhe duhet të kemi më pak se 250-300 vdekje. Varet nga efekti i masave.





Nëse do e kishim funksionin e masave deri ne 50%, do kemi 300-400 vdekje. Kjo varet nga mënyra se si njerëzit i respektojnë masat e marra. Kjo tregon se sa më shumë koshientë të jemi, ulim numrin e vdekjeve dhe bëjmë të mundur që jeta jonë të fillojë më shpejt,“- tha Muka.