Episodi i 151-të i “O Sa Mirë”, telashet për disa nga protagonistët nuk kanë të ndalur

Në kanalin zyrtar të “O Sa Mirë” në YouTube është publikuar episodi i 151-të me radhë i hit-serialit televiziv.

Derisa vazhdojnë problemet në drejtimin e kolegjit, kryesia diskuton në lidhje me hapat që duhet ndërmarrë në menaxhim.

Nuk mungojnë edhe kërcënimet që u bën Jana Hajdari dy prijësve të shkollës, ‘Drenicakut’ dhe ‘Gjakovarit’.

Lexo po ashtu:

Telashet nuk kanë të ndalur për Hetemin, të cilit Sasa vazhdon t’i shkaktojë probleme në jetën private, aq sa ai shkon të ankohet në drejtori.

Në ndërkohë, përfshirja e protagonistëve të rinj në komedinë televizive ka vazhduar edhe në episodin e ri.

Derisa Xhesika ka probleme me provimin e fundit dhe i kërkon profesorit të gjuhës shqipe që ta kalojë.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e 151-të të “O Sa Mirë”. /Telegrafi/

TAGS