Episodi i 158 i”O Sa Mirë”: Xhesika sërish merr gjithë vëmendjen

Për shikuesit e shumtë të serialit “O Sa Mirë”, në kanalin zyrtar në YouTube, është publikuar episodi i 158 me radhë.

Në fillim të episodit të ri spikat sërish Ilir Prapshtica (që luan rolin e pastruesit të shkollës) në një bashkëbisedim me profesoreshën Jana Hajdari (Olta Daku).

Një bashkëbisedim ndërmjet dy aktorëve të popullarizuar (Foto: youTube/Screenshot/O Sa Mirë)

Siç ndodh rëndom, nuk mungojnë edhe udhëtimet e protagonistëve në vendet evropiane, ku jetojnë shqiptarët.

Xhesika, si gjithmonë, merr gjithë vëmendjen (Foto: YouTube/Screenshot/O Sa Mirë)

Ndërsa Xhesika vazhdon të marrë vëmendjen e meshkujve duke e lënë, si gjithmonë, Sasën nën hije.

Lexo po ashtu:

Situata të reja humori sjellin karakterët e serialit duke përgatitur edhe një ndeshje futbolli, ndërsa Sasa e godet Llukmanin me top në kokë duke ia humbur vetëdijen.

Protagonistët zhvillojnë një ndeshje futbolli (Foto: YouTube/Screenshot/O Sa Mirë)

Llukmani dhe Qabi të gatshëm për biznese të reja, ndërsa kësaj radhe shfrytëzojnë bukurinë e Xhesikës për t’ia arritur qëllimit.

Në videon e mëposhtme mund ta shikoni episodin e plotë, të 158-tin të komedisë televizive, “O Sa Mirë”. /Telegrafi/

TAGS