Episodi i ri i “Schengen Visa”: “T’u pa, t’u bo”, nisen në Suharekë për të folur në telefon fiks

Është rikthyer seriali i popullarizuar, “Schengen Visa”, i cili tani është prodhim i GjirafaStudios dhe episodet e reja shfaqen online çdo të diel, prej ora 20:00 në platformën GjirafaVideo.com, ku mund t’i shihni kur të doni dhe sa herë të doni.

Në episodin e ri, personazhet kryesore sjellin tema plot humor dhe ju bëjnë ta kaloni një të diel shumë atraktive.

Lexo po ashtu:

Xhejmsi është stresuar që ende nuk është hapur ambasada. Basria, Nëntori dhe Xhejmsi nisen deri në Suharekë për të folur me telefon fiks.

Liria me Lulen mundohen të bëjnë para në mes të New Yorkut duke kënduar këngën “E kam emrin Kosovar”. Derisa, Ibra e improvizon sportelin para ambasadës.

Shikojeni episodin e ri në videon e mëposhtme dhe kënaquni duke qeshur.

TAGS