Episodi i ri i serialit “Schengen Visa”: Xhejmsi thërret

Seriali shumë i popullarizuar, “Schengen Visa” është rikthyer, tashmë ka dalë onlione episodi i ri “Xhejmsi thërret”.

Episodi i ri rikthehet fuqishëm me ngjarjen, në të cilën Xhejmsi i thirr të gjithë punëtorët e tij se është duke e çelur ambasadën.

Nëntori është kthye në Suharekë dhe i trajnon qentë, ndërsa Liria dhe Lulja kanë shkuar në New York për të punuar.

Lexo po ashtu:

Ibrahimi takohet me prindërit e Lules, si dhe mysafiri special në këtë episod është aktori i mirënjohur Ernest Malazogu, i cili vjen si axha i Nëntorit.

Seriali “Schengen Visa” tani prodhohet nga GjirafaStudios dhe episodet e reja shfaqen çdo të diel në ora 20:00 në platformën online GjirafaVideo.com.

TAGS