Epoka e dytë e Perez te Real Madridi, nga blerjet e vitit 2009 vetëm Benzema ka mbijetuar

Në vitin 2009, Florentino Perez u kthye si president i Real Madridit, duke u zgjedhur në krye të klubit pas disa vitesh larg fushave. 

Akti i parë ishte thyerja e rekordit botëror me blerjen e Cristiano Ronaldos për 96 milionë euro nga Manchester Unitedi,

Pastaj u dhanë 67 milionë euro për Kakan që erdhi nga Milani, 35 milionë euro për Karim Benzema që erdhi nga Lyon dhe 30 milionë euro për Xabi Alonson që u ble nga Liverpooli.

Edhe emra të tjerë si Esteban Granero, Alvaro Arbeloa, Ezequiel Garay dhe Raul Albiol, erdhën te Real Madridi, duke kushtuar të gjithë 254 milionë euro.

Yjet e Real Madridit

Nga këto blerje në klub ka mbetur vetëm Karim Benzema që do ta zhvillojë me gjasë sezonin e dhjetë.

Aty ishin vetëm Sergio Ramos dhe Marcelo, nga aktualët që janë kapiteni dhe zëvendësi i tij.

Manuel Pellegrini me këtë skuadër u eliminua në 1/16 e Ligës së Kampionëve, ndërsa në kampionat edhe pse tuboi 96 pikë, kishte tri më pak se Barcelona.

Benzema ka qenë i lidhur me largimin pasi klube si Napoli dhe Milan, janë interesuar për të.

Foto: RealEspartaB/Twitter

Benzema ndjehet i motivuar me ardhjen e Julen Lopetegui si trajner, dhe largimin e Cristiano Ronaldos.

Ai kishte sezonin më të keq për shënimin e golave në edicionin 2017/18. /Telegrafi/

TAGS