Era e fortë rrezikon ta shtyjë ndeshjen nga Serie A

Era e fortë rrezikon ta shtyjë ndeshjen nga Serie A
10:24 | 6 Janar 2020

Ballafaqimi rrezikohet të shtyhet nëse nuk ekzistojnë kushtet ideale për lojë.

Kushtet e vështira klimatike në Puglia mund të sjellin shtyrjen e një ndeshjeje nga Serie A.

Bëhet fjalë për duelin Lecce-Udinese, e vlefshme për xhiron e 18-të në Serie A.

Mediat italiane raportojnë se erërat e fuqishme në Salento rrezikojnë të shtyjnë ballafaqimin e caktuar në Via del Mare, transmeton lajmi.net.

Aktualisht nuk ka ndonjë vendim zyrtar për shtyrje por gjendja është duke u monitoruar në vazhdimësi.

Dueli është caktuar të fillojë në ora 18:00. /Lajmi.net/

TAGS