Era Istrefi bën ‘twerk’ nën ritmet e këngës “Nuk e di”

Era Istrefi bën ‘twerk’ nën ritmet e këngës “Nuk e di”

Era Istrefi ka publikuar një video duke bërë lëvizje provokuese nën ritmet e këngës së saj të re.

Era Istrefi sapo ka publikuar projektin e ri me titull “Nuk e di”, ndërsa suksesin e saj po e shijon duke vallëzuar, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një video në Instagram, në të cilën shfaqet e veshur me një bluzë, ndërsa në fokus kishte këmbët dhe të pasmet.

“Nese sje tu kcy me Nuk e di, nuk e di qa je tu bo..”, ka qenë mbishkrimi që ajo ia ka lënë videos ku shihet duke vallëzuar.

Për ndryshe, kënga “Nuk e di” në duet me Norën, ka marrë afro 1 milion klikime për më pak se 24 orë nga publikimi. /Lajmi.net/

TAGS