Shkruan: Hamzi Ibraimi
Para disa viteve një plak në një xhami më tha: “ O bir, a kaq shumë na ka kaplu zullumi që shumë hoxhallarë nuk guxojnë ta ngrisin zërin kundër zullumit që Sulejman Rexhepi është duke i’a bërë BFI-së? Ndërsa unë mbeta si i ngrirë sepse nuk dija aspak si të përgjigjem, vetëm ndalova dhe me vetë veten thash: O Zot na mundëso që BFI-në ta çlirojmë nga ky uzurpator i quajur Sulejman.! “.
Ndërsa sot, me shkarkimin e kryetarit të BFI-së, Sulejman ef Rexhepin të gjithë ata që ishin deri më sot bashkë udhëtar të Molla Sulës, duhet që të japin dorëheqje. Ngase të gjithë këta deri më sot kanë qenë në mënyrë direkte ose indirekte përkrahës të zullumit të bërë nga Sulejman Rexhepi në BFI. Nëse këta kanë ndjenja morale dhe fetare, ata menjëherë duhet të japin dorëheqje. Sepse këta që kanë qëndruar pa thënë asgjë me vite që e ka udhëhequr BFI-n Sulejman Rexhepi mund të them se këta janë fajtorët kryesorë që BFI ka rënë kaq poshtë duke u bërë mjet i keqpërdorimeve dhe vjedhur nga ana ish-kryetarit tani më të shkarkuar të këtij institucioni. Këtij institucioni i duhet një kryetar i ndershëm po dhe i shkolluar me vlera fetare, morale dhe ato kombëtare që mos të bëjë keqpërdorime unë besoj se gjenratat e reja të cilat janë lënë në haresë duhet të jenë kyç në këtë institucion ngase për fat të keq e pamë të gjithë se gjenrata e vjetër që udhëheqi me këtë institucion nuk kishte guximin që ti kundërvihet zullumit që Molla Sula i’a bëri këtij institucioni të shejtë fetar për besimtarët musliman.
Nëse një njeri për shumë vite ka qenë shoku i afërt me një njeri që ka bërë keqpërdorime në institucionin e shenjtë fetarë. Ai njeri nuk duhet aspak të jetë (ushtrues detyre) në këtë institucion. Sepse çdo herë do jetë një mburojë për ish kryetarin e shkarkuar, nuk do të lejojë e vërteta (edhe pse të gjithë e dimë) të mos dalë në shesh me argumente për keqpërdorimet e mëdha të bëra!
Një miku im çdo her më thot: “ Mos mendo se e ke gjysh çdo njeri që e sheh me mjekër, ndërsa un po e shtoj jo çdo “hoxhë me mjekër ose pa mjekër” është i devotshëm!.”.