Erdoğan: Në operacionin Burimi i Paqes janë neutralizuar 109 terroristë

Erdoğan: Në operacionin Burimi i Paqes janë neutralizuar 109 terroristë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan për operacionin Burimi i Paqes: Qëllimi i këtij operacioni është të kontribuojë në integritetin territorial dhe unitetin politik të Sirisë.

“Në 4 vitet e fundit neutralizuam 16 mijë terroristë, prej të cilëve 7.500 brenda kufijve tanë, ndërsa 8.500 jashtë”.
Erdoğan: Përgojojnë për hapin që kemi hedhur për unitetin e Sirisë. Ju qëndroni anësh, ne vazhdojmë rrugën tonë.

Erdoğan për kritikat kundër operacionit Burimi i Paqes: Arabia Saudite së pari le të shikojë në pasqyrë, kush e solli në këtë gjendje Jemenin? Sidomos Egjipti kurrë nuk mund të flasë. Sepse është vrasësi i demokracisë në vendin e tij.

Erdoğan: Po vazhdojmë dhe do të vazhdojmë me gjithë nderin tonë këtë luftë kundër DEASH-it, PKK-së, YPG-së, PYD-së. Në rast se operacionin tonë e përshkruani si ‘okupim’, puna jonë është e lehtë, i hapim dyert dhe ua dërgojmë juve 3.6 milionë refugjatë.

Duke iu referuar BE-së, Erdoğan tha se, “Ju asnjëherë nuk ishit të sinqertë, na keni zvarritur që nga viti 1963. Nuk jeni të sinqertë”.

Presidenti Erdoğan njoftoi se në kuadër të operacionit “Burimi i Paqes” deri më tani janë neutralizuar 109 terroristë.