Erdogan: ‘Shën Sofia’ është çështja jonë, nuk duam tension në Mesdhe

Erdogan: ‘Shën Sofia’ është çështja jonë, nuk duam tension në Mesdhe

Në një intervistë për revistën “Kriter” Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan u rishfaq në pozicionin e tij për Shën Sofian .
“Vendimi përfundimtar për statusin e Hagia Sophia ka të bëjë me kombin turk dhe me asnjë tjetër. Edhtë çështje jona e brendshme”,- tha presidenti turk, duke iu referuar reagimeve për shndërrimin në xhami të Shën Sofia.

Presidenti turk, i cili gjithashtu provokoi me datën që ai zgjodhi të bëjë lutjen e parë myslimane në Shën Sophia, gjithashtu tha për vendimin e vitit 1934 të cilin e karakterizoi Shën Sofia si një muze që “ishte jashtëzakonisht i dhimbshëm për kombin tonë”.
Në të njëjtën intervistë, presidenti turk gjithashtu përmendi ato që po ndodhin në rajonin e Mesdheut, duke argumentuar se vendi i tij “nuk dëshiron tension në rajon“. “Unë e them qartë dhe me zë të lartë. Ne nuk duam tension në Mesdhe , i cili ka qenë djep i kulturave të ndryshme përgjatë historisë. Përkundrazi, ne besojmë se depozitat e hidrokarbureve janë një mundësi për të gjithë rajonin“, – tha Rexhep Tajip Erdogan.

“Dera jonë është e hapur për çdo ofertë bazuar në bashkëpunim dhe shpërndarje të barabartë. Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjithë mbi këtë bazë “.