Eriksen dëshiron largimin nga Tottenham, Real Madrid ‘fërkon duart’

Eriksen dëshiron largimin nga Tottenham, Real Madrid ‘fërkon duart’
16:44 | 11 Tetor 2019

Christian Eriksen ka dhënë sinjale të mira për skuadrën e Real Madrid.

Ylli danez është duke kërkuar për një rrugë që e nxjerr atë nga Tottenham, gjatë muajit janar, shkruan ‘Marca’, transmeton lajmi.net.

Organizatori i Tottenham ka bërë të qartë se ai nuk do të nënshkruajë kontratën e re, duke lënë Spurs pa zgjidhje, vetëm ta shesin atë, duke i dhënë një ‘mesazh’ të fortë Real Madridit.

‘Los Blancos’ janë të hapur që të arrijnë marrëveshje me Spurs, për Eriksen, dhe janë informuar se duhet paguajnë një shifër jo të lartë për të.

Në Madrid besohet se me një ofertë prej 20-25 milionë eurove do të mjaftonte për shërbimet e Eriksen. /Lajmi.net/

TAGS