Eriksen frikëson Tottenhamin

Eriksen frikëson Tottenhamin

10:14 |

Tottenham Hotspur ka frikë se Christian Eriksen do të refuzojë përpjekjet për ta shitur atë në janar, me një veprim që do ta irritojë edhe më shumë Mauricio Pochettinon.

Trajneri i Tottenham besohet se është i mërzitur që Eriksen ka mbetur në skuadër, përkundër dëshirës së tij për t’u larguar gjatë verës.

Tottenham e vlerësoi rreth 100 milionë euro Eriksenin në verën e fundit, dhe rrezikojnë ta humbasin atë falas gjatë verës së ardhshme.

I ngjajshëm

27 vjeçari ka hyrë vitin e fundit të kontratës me skuadrën e Pochettinos, dhe vera e vitit të ardhshëm mund ta gjejë te ndonjë skuadër tjetër si transferim falas.

Tottenham do të bëjë përpjekje për ta shitur që në janar për një shumë simbolike prej 30 milionë euro./Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

10:14 |

TAGS