Erion Veliajn tentojnë ta qëllojnë me vezë (Video)

Erion Veliajn tentojnë ta qëllojnë me vezë (Video)

Disa të rinj të FRPD-së kanë hedhur vezë në drejtim të kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Incidenti ndodhi kur Veliaj po shkonte në hotel ‘Plaza’, për të zhvilluar një bashkëbisedim me aktorët për të folur mbi të ardhmen e Teatrin Kombëtar.

Në momentin që po afrohej para derës së hotelit, Veliaj u qëllua me vezë nga të rinjtë e FRPD-së.

Menjëherë kanë ndërhyrë rojet e sigurisë për ti larguar, ndërsa kryebashkiaku u largua i sigurtë brenda ndërtesës për të zhvilluar takimin. /oranews/

TAGS