Ermal Fejzullahu ka dy fjalë për kolegët: Është turpi i botës të flasin këngëtarët për mungesë lekësh

Ermal Fejzullahu ka dy fjalë për kolegët: Është turpi i botës të flasin këngëtarët për mungesë lekësh

Përhapja e COVID-19 ka ndikuar edhe tek artistët, pasi këta të fundit nuk kanë zhvilluar koncerte, ndërsa së fundmi u ndalua dhe muzika live. Si rrjedhojë kanë qënë të shumtë artistët që janë revoltuar ndaj këtij vendimi dhe kanë protestuar.



Mirëpo, këngëtari Ermal Fejzullahu duket se nuk është në të njëjtin mendim si kolegët e tij. Në një intervistë për “Ora verore”, këngëtari u shpreh se në Shqipëri ka shumë të varfër, ndërsa shton se është turp që këngëtarët të ankohen duke thënë se nuk kanë punë.

“Kolegët e mi janë ligështuar, sepse nuk kanë pasur shumë punë, por përderisa në trojet e Kosovës dhe të Shqipërisë ka shumë të varfër, për ne është shumë turp të na dëgjojë kush duke u ankuar, e duke thënë nuk kemi punë. Është turp prej Zotit, kështu që ne të bëjmë maksimumin tonë e t’i kënaqim ata. Nuk kanë lidhje pazaret, nuk kanë lidhje lekët, është turpi i botës të flasin këngëtarët për lekë”, u shpreh Fejzullahu.

TAGS