Eros Grezda flet hapur për kohën në karantinë me Oriola Marashin: Po kalojmë bukur

Eros Grezda flet hapur për kohën në karantinë me Oriola Marashin: Po kalojmë bukur

Eros Grezda ka treguar sesi po kalon në karantinë, së bashku me partneren e tij. Oriola Marashin. Ndonëse nuk ia përmendi emrin, duke folur për emisionin “Vizioni i Pasdites” ai u shpreh se gjendet në Kroaci së bashku me të dashurën e tij. “Jam në shoqëri shumë të mirë, jam në shoqërinë e të dashurës dhe e kalojmë shumë bukur. Gjithmonë është më mirë ta kalosh kohën në shoqërinë e dikujt se sa vetëm,” u shpreh futbollisti.





Më tej futbollisti u shpreh se këtë vit nuk mund të agjëroj edhe pse është një besimtar i devotshëm, pasi është në kushtet e një stërvitjeje intensive. “Unë jam mysliman por nuk agjëroj për shkak të stërvitjes. Bëj dy herë në ditë stërvitje dhe për këtë arsye për momentin nuk po agjëroj. Kur ka pasur mundësi dhe kur nuk kam pasur aktivitete kam agjëruar. Feja është një gjë shumë e mirë për shpirtin e një njeriu. Unë personalisht e praktikoj fenë. Më vjen keq që nuk mund të agjiroj por shpresoj që ta kompesoj”, u shpreh Grezda

TAGS