Është arrestuar Emil Jakimovski, i cili i kërcënoi gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska

Është arrestuar Emil Jakimovski, i cili i kërcënoi gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska

Emil Jakimovski, ish i punësuar në Regjistrin Qendror i cili vikendin e kaluar i kërcënoi dhe ofendoi gazetaret Meri Jordanovska dhe Iskra Koroveshovska, është arrestuar dhe për momentin me atë po kryhet bisedë në stacionin policor, konfirmuan nga MPB për “Meta.mk”, njofton Portalb.mk.

Disa media publikuan se arrestimi është pas shumë paraqitjeve për dhunë familjare kundër tij, por edhe për shkak kërcënimeve kundër gazetareve.

Nga MPB tani për tani nuk dëshirojnë t’i komentojnë gjetjet e tilla dhe kanë paralajmëruar se së shpejti do të japin informata të detajuara.

Pasi që gazetaret alarmuan për ofendimet dhe kërcënimet, drejtoresha e Regjistrit Qendror, Marija Boshkovska – Jankovski e ka përjashtuar nga puna Jakimovskin për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave të marrëveshjes së tij për punë, sipas të cilave edhe pse i punësuari është dashur në mënyrë obligative ta ruajë reputacionin e punëdhënësit, megjithatë nuk e ka ruajtur.