Është arrestuar një pijanec nga Velesi pasi e ka thyer një tabelë me mbishkrimin Maqedonia e Veriut

Është arrestuar një pijanec nga Velesi pasi e ka thyer një tabelë me mbishkrimin Maqedonia e Veriut

Dje në mëngjes, është arrestuar një qytetar nga Velesi i cili e ka thyer një tabelë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së veriut”, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

“Më 22.02.2020 në ora 06:20 në rrugën “Dimitar Vllahov” në Veles, zyrtarët policor e kanë privuar nga liria N.Q. (39) nga Velesi i cili ka qenë në gjendje të alkoolizuar, ndërkaq i njëjti paraprakisht është paraqitur se ka e ka thyer një tabelë me mbishkrimin “Republika e Maqedonisë së Veriut” e vendosur në një objekt në rrugën “Dimitar Vllahov” në Veles. Po ndërmerren masat për pastrimin e rastit”, thonë nga MPB.