“Është djalë”, ylli i Rebelde do të bëhet nënë për herë të dytë

“Është djalë”, ylli i Rebelde do të bëhet nënë për herë të dytë
20:15 | 30 Tetor 2019

Aktorja e serialit Rebelde po bëhet sërish nënë.

Me siguri e mbani mend serialin e famshëm meksikan “Rebelde”, i cili i mbërtheu të gjithë para ekranit.

Personazhet e serialit, asokohe adoleshentë, u bënë shumë të dashur për publikun shqiptar.

“Rebelde” rezultoi si një ndër serialet më të ndjekur në vendin tonë dhe jemi të sigurt se kurioziteti ju shtyn të dini se ç’bëhet sot me aktorët.

Sipas “Xing.al”, një ndër aktoret kryesore të serialit, Anahi, do të bëhet nënë për herë të dytë. Në një intervistë për revistën “Quien”, ajo tregoi se do të bëhet me djalë.

Gjithashtu, vetë aktorja e cila u bë e famshme me rolin e “Mia Koluçit”, e ka ndarë në profilin e saj në Instagram foton e kopertinës së revistës, ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Jo vetëm kaq, por aktorja ka publikuar edhe dy foto të ëmbla të të voglit të saj me ekon e bebushit në dorë.

TAGS