Është krijuar një fashë që riparon dëmtimet e zemrës

Është krijuar një fashë që riparon dëmtimet e zemrës

Një fashë, e cila përmban qeliza që mund të riparojnë dëmtime të shkaktuara nga sulmet në zemër është e gatshme për të hyrë në përdorim, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Kjo fashë e krijuar në laborator përmes një mostre të disa qelizave të një pacienti, pasi të vendoset në zemër mund të funksionojë si një muskul i vërtetë. Funksioni i saj është të lirojë disa substance kimike, që riparojnë dhe rigjenerojnë qelizat ekzistuese të zemrës.

Një test i zhvilluar në lepuj dhe i bërë nga disa ekspertë të Universitetit të Londrës ka rezultuar i suksesshëm dhe pa asnjë rrezik. Sipas këtyre studiuesve, eksperimentet me pacientë të vërtetë do të fillojnë gjatë dy viteve të ardhshme.

Tanimë dihet se një sulm në zemër ndodhë zakonisht kur një arterie bllokon qarkullimin e gjakut, me ç ‘rast zemra nuk mund të furnizohet me gjak, oksigjen dhe me materie të tjera ushqyese. Sulmet në zemër janë shumë të shpeshta dhe afektojnë gati 920.000 njerëz vetëm në Britaninë e Madhe.

Sipas ekspertëve, të cilët kanë kryer këtë eksperiment ky do të jetë një nga zbulimet më të rëndësishme dhe do të ndryshojë jetën e të gjithë njerëzve që janë të prekur nga këto çrregullime. /Gazeta Express.

TAGS