J.S. (53) nga fshati Shishovë i Shkupit është lënduar mbrëmë rëndë pasi mbi të ka rënë një portë metalike nga oborri i shtëpisë. Ai doli për ta mbyllur, por për shkak të motit të keq, erës së fortë dhe reshjeve të mëdha, në një moment porta ka dalë nga vendi dhe e ka plagosur.
Siç njoftoi MPB-ja, rasti u raportua dje në ora 22:00 në Drejtorinë e Policisë – Saraj.
Lëndimet, J.S. i janë konstatuar në Spitalin Axhibadem Sistina. Është kryer inspektim nga SPB Shkup në vendngjarje.