Është zbuluar koha më e mirë kur duhet të rrezatoheni kundër kancerit, në mënyrë që të ulni të gjitha efektet e padëshirueshme

Është zbuluar koha më e mirë kur duhet të rrezatoheni kundër kancerit, në mënyrë që të ulni të gjitha efektet e padëshirueshme

Terapia kundër kancerit nuk rezulton gjithmonë me efekt të njëjtë te të gjithë pacientët

Radioterapia e cila u jepet disa pacientëve të sëmurë nga kanceri në orët e vona të pasdites zvogëlon rrezikun nga efektet e padëshiruara, transmeton Telegrafi.

Të sëmurët nga kanceri i gjirit të cilët bëjnë jetë nate mund të kenë më pak puçrra, ndërkaq të sëmurët nga kanceri i prostatës kanë më pak probleme me kapsllëkun, gjakrrjedhjen dhe diarrenë.

Me test të thjeshtë mund të përcaktohet që është ndokush që bën jetë nate apo është herak dhe nëse shkencëtarët do të dinë a është efektive terapia dhe në cilën masë.

Njerëzit janë më aktivë në orët e vona të ditës dhe atëherë më pak vuajnë nga veprimet e padëshiruara.

Për të ditur se cilët pacientë janë të ndjeshëm ndaj tretmanit në mëngjes, shkencëtarët kanë testuar efektet e rrezatimit në gjakun e tyre.

Njerëzit të cilët kanë pasur nivel të ulët të rruazave të bardha të gjakut, të cilat janë zhdukur për shkak të veprimit të rrezatimit dhe shkaktimit të efekteve të larta të padëshirueshme kur shfrytëzohen në afat të gjatë.

Radioterapia është shumë e fuqishme dhe bëhet në atë mënyrë që fokusohet në qelizat kancerogjene duke i shkatërruar ato.

Kjo është terapia e zakonshme dhe mund të përdoret në mënyrë që sëmundja të luftohet, tumoret të zvogëlohen para operacionit dhe që të pengohet kthimi i sërish të tyre.

Meqenëse rrezatimi shkatërron të gjitha qelizat e gjalla, pjesët e shëndetshme të trupit mund të jenë të dëmtuara dhe të shkatërruara gjatë tretmanit. Kjo mund të çojë në veprime të padëshirueshme të lodhjes, humbjes së flokëve, sëmundjes apo diarresë.

Shkencëtarët theksojnë që për këtë shkak është shumë me rëndësi që testet për pacientët të perfeksionohen në mënyrë që atyre t’u lehtësohet lufta me këtë sëmundje të rrezikshme. /Telegrafi/

TAGS