Eskalon situata në disa pika të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë-Maltë, policia përdor sprej për ta qetësuar situatën

Eskalon situata në disa pika të shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë-Maltë, policia përdor sprej për ta qetësuar situatën

Biletat për ndeshjen Kosovë–Maltë, kanë dal në shitje të hënën pasdite, ku është vërejtur interesim i madh i tifozëve.

E radhët e gjata dhe pritjet kanë bërë që të eskalojë situata në shumë pika të shitjes.

Në terren ka dal edhe polica që ka tentuar ta qetësojë situatën, por që ka krijuar edhe më shumë rrëmujë duke përdorur sprej.

Në foto shihen disa persona që kanë kërkuar tretman mjekësore, shkaku i sprejit.

Kjo ka ndodhur nën pikën e shitjes në Dardani.

Telegrafi ka tentuar të komunikojë edhe me Diturie Hoxhën, drejtoreshën e marketingut te FFK-ja, për hapat e radhës që do t’i marr federata për të mos ketë rrëmujë dhe eskalim situate, por që kjo e fundi nuk është lajmëruar.

FFK ende nuk i shet biletat online, çka bën të krijojë edhe radhe të mëdha dhe keqpërdorim të biletave.

Vendimi i fundit që është marr është se një person mund të blejë deri në pesë bileta. /Telegrafi/

TAGS