Eurodeputetët në Shkup, pas “Dialogut Zhan Mone” paralajmërojnë një takim të dytë në të ardhmen

Eurodeputetët, Eduard Kukan dhe Knut Flekenshtajn vlerësuan se takimi i përfaqësuesve të të gjitha partive politike më 17 dhe 18 maj në Ohër në kuadër të “Dialogut Zhan Mone” ishte pozitiv dhe frytdhënës. Andaj ata paralajmëruan një takim të dytë në të ardhmen. Kukan porositi aktorët politik ta shfrytëzojnë dialogun sa nuk është zhvendosur në ndonjë shtet tjetër të rajonit. Edhe Flekenshtajn theksoi se ia vlen të vazhdojë dialogu për aq gjatë sa do të jep rezultate.

Këto komente dy euro-deputetët i bënë gjatë mbledhjes së përzier të deputetëve tanë dhe atyre të BE-së që po mbahet në Shkup. Me ç’rast deputeti i Partisë Liberale, Goran Milevski i’u kërkoi eurodeputetëve që në takimin e ardhshëm t’i ftojnë edhe përfaqësuesit e partive të vogla politike siç është partia e tij, E majta e të tjera.

Kërkoj ta përmirësoni këtë gabim, pasi edhe ne kemi çfarë të themi” u shpreh Milevski.

Alsat-M

TAGS