Europa League, orari i të gjitha ndeshjeve çerekfinale

Europa League, orari i të gjitha ndeshjeve çerekfinale

Janë kompletuar tashmë 8 çiftet çerekfinaliste në Europa League.

Pas Interit, Manchester Unitedit, Shakhtar Donetsku dhe Copenhagen, sonte në çerekfinale janë kualifikuar Bayer Leverkusen, Basel, Sevilla dhe Wolverhampton Wanderers.

Tashmë edhe zyrtarisht janë mësuar edhe çiftet.

Man Utd do të ketë punë në çerekfinale me Copenhagen, Wolves vs Sevilla, Inter vs Leverkusen dhe Shakhtar vs Basel.

Ndeshjet do të zhvillohen të hënën dhe të martën, me 10 dhe 11 gusht.

Ndeshjet e Ligës së Evropës prej çerekfinales deri në finalen e 21 gushtit, do të zhvillohen në formë të turneut në Gjermani, me vetëm nga një ndeshje.