Eva Murati tërheq vëmendjen e grekëve, mediat e huaja e krahasojnë me moderatoren italiane

Eva Murati tërheq vëmendjen e grekëve, mediat e huaja e krahasojnë me moderatoren italiane

Eva Murati është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka tërhequr dhe vëmendjen e mediave greke, të cilët i kanë kushtuar një shkrim. “Protothema.gr” e ka krahasuar Eva Muratin me moderatoren italiane Diletta Leotta-n.



“Moderatorja, modelja dhe aktorja 25-vjeçare është një nga figurat më seksi të televizionit shqiptar. E re, e bukur, shumë e talentuar, kjo është arsyeja për shkëlqimin e 25-vjeçares Eva Murati!”, shkruan media greke.

Më pas, artikulli vijon me përshkrimin e karrierës së Muratit, duke nisur nga hapat e saj të parë si modele në reklama. Ndër të tjera shkruhet se sot ajo është prezantuese e “Champions League” dhe se i ka dhënë bukuri emisionit me prezencën e saj.

TAGS