Evra i ofrohet Juventusit

Patrice Evra thuhet se ka ofruar veten për të zgjidhur krizën e lëndimeve të Juventusit në mbrojtje, duke tentuar rikthimin pas dy vitesh.

37-vjeçari francez është aktualisht lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me West Ham United ka skaduar gjatë verës.

Sipas gazetës Corriere di Torino, ish-mbrojtësi i Monacos, Manchester United dhe Marseille dëshiron t’i kthehet përsëri fushave të blerta pas gjashtë muajve pushim.

Lexo po ashtu:

Francezi i ka dërguar një mesazh hierarkisë së Juventusit duke ia bërë të ditur se është në dispozicion nëse ata duan.

Evra nuk ka luajtur një ndeshje konkurruese që prej majit 2018 dhe në at kohë luajti vetëm një minutë për West Hamin kundër Leicester Cityt.

Në rast se Evra transferohet te Juventusi, ky do të ishte një rikthim pasi ai luajti nga qershori i vitit 2014 deri në janar të 2017.

Lexo po ashtu:

Juve tashmë ka sjellë Martin Caceres për pjesën e mbrojtjes, pasi Leonardo Bonucci, Giorgio Chiellini dhe Andrea Barzagli janë të lënduar.

Është raportuar gjithashtu se Zonja e Vjetër është duke synuar edhe Marcelon për mbrojtje. /Telegrafi/

TAGS