Evropa kundër UEFA-s: “Ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë gjë”

Evropa kundër UEFA-s: “Ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë gjë”
Tash esht Koha

Sekretari i Asociacionit të Ligave Profesionale të Evropës, Alberto Colombo, ia ka thënë Reutres se nuk do të lejojnë se ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Ligës së Evropës të luhen në fundjavë.

UEFA prej kohësh po planifikon ndryshime në garat evropiane, ku përmendet edhe ndërrimi i orarit të ndeshjeve, për të sjellë më shumë përfitime.

Disa ndryshime në garat evropiane do të fillojnë të zbatohen nga viti 2024, ku përmendet edhe zhvendosja e ndeshjeve në fundjavë.

“Ne gjithmonë do të mbrojmë fundjavën. Ne nuk do të lejojmë në fundjavë ndeshje të garave evropian. Duhet të ruhet pasioni i tifozëve të futbollit për ligat vendase, duke shkuar në stadiume me familje dhe miq të shtunën dhe të dielën”, ka thënë Colombo./Lajmi.net/

[embedded content]

Tash esht Koha
TAGS