F1, Ferrari: Leclerc pranon se kishin keqkuptime me Vettel, situata tashmë e përmirësuar

F1, Ferrari: Leclerc pranon se kishin keqkuptime me Vettel, situata tashmë e përmirësuar
11:29 | 10 Tetor 2019

Piloti më i mirë i Ferrarit aktualisht, Charles Leclerc, ka zbuluar se kishte mosmarrëveshje me pilotin tjetër të skuadrës së Ferrari, Sebastian Vettel.

Kohët e fundit, Ferrari ka pasur një periudhë mjaft të mirë, ku vjen pas 4 pole position dhe tri sukseseve.

Por, duket se pilotët e kësaj skuadre, Leclerc e Vettel, kanë kaluar në disa mospajtime me njëri tjetrin.

“Raporti im me Vettel pas Sochi? Ka pasur disa keqkuptime, por tani gjithçka është në rregull” ka thënë Leclerc, transmeton lajmi.net.

Skuadra e Ferrari i kishte kërkuar Vettel që të ‘gabonte’ për t’i lëshuar vendin e parë Leclerc, në garën që ky i fundit zhvillont me Lewis Hamilton.

Në fund, Hamilton ia doli që të parakalonte edhe Leclerc, për të lënë Ferrarin pa asgjë. /Lajmi.net/