Fabregasi refuzon Marseillen, e do vetëm Milanin

Fabregasi refuzon Marseillen, e do vetëm Milanin

Cesc Fabregas thuhet se ka refuzuar ofertën e francezëve të Olympique Marseille, pasi ka transferimin te italianët e Milanit.

Mesfushori spanjoll nuk po kalon ditë të mira në Stamford Bridge dhe pritet të largohet shumë shpejt nga Londra.

Skuadrat e interesuara për Febregasin nuk mungojnë, por spanjolli duket se ka ndarë mendjen për të ardhmen e tij.

[lidhur me url = “https://telegrafi.com/fabregas-dua-te-luaj-shume/”]

Shefi i Marseillet, Andoni Zubizarreta ka dështuar të transferojë mesfushorin e Chelseat në Ligue 1.

Cesc Fabregas (Foto: Paul Kane / Getty Images / Guliver)

Zubizarreta ka punuar me spanjollin në Barcelonë, por Fabregas ka refuzuar ofertën e Marseillet.

Sipas Tuttomercatoweb , refuzimi i gjigantit francez erdhi pasi Fabregas dëshiron transferimin në San Siro te Milani.

[lidhur me url = “https://telegrafi.com/milani-ofron-fabregasit-kontrate-per-dy-vite-e-gjysme/”]

Agjenti i Spanjollit thuhet se po diskuton me drejtuesit e Rossonerëve për një kontratë dy vjeçare e gjysmë me katër milionë në sezon.

Mesfushori spanjoll ka kontratë vetëm deri në verën e vitit 2019 dhe tashmë ka refuzuar edhe turqit e Galatasarayt. / Telegrafi /

TAGS