Facebook do ta lansojë një Portal të ri, tablet të avancuar për video thirrje (Foto)

Facebook do ta lansojë një Portal të ri, tablet të avancuar për video thirrje (Foto)

Vitin e kaluar, Facebook lansoi tabletet Portal dhe Portal + që janë prodhime e para harduerike të kompanisë.

Pajisjet që ofrojnë video thirrje dhe aplikacione tjera, tani do ta kenë edhe një pasardhës, që lansohet brenda disa muajve, transmeton Telegrafi.

“Kemi shumë gjëra që do t’i prezantojmë, kur të lansohet Portal që do të jetë shumë i avancuar” ka thënë Andrew Boswoth zëdhënësi i Facebook, pa bërë të ditura detajet.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur se sa janë shitur tabletet e mëhershme, ndërsa fakti që gjatë muajit prill u liruan shumë, lë të kuptohet se nuk janë aq të kërkuara. Bosworth nuk ka treguar për shitjet, duke thënë se të dy pajisjet janë shitur mirë.

Me zgjerimin e prodhimit të pajisjeve harduerike, Facebook do të vazhdojë ta rritë praninë në ambiente private sa më shumë.

TAGS