Facebook synon ta lëshojë në përdorim kriptovalutën Libra në vitin 2020

Facebook synon ta lëshojë në përdorim kriptovalutën Libra në vitin 2020

Facebook synon ta lëshoj në përdorim kriptovalutën Libra vitin e ardhshëm”, kështu i tha një ekzekutiv i kompanisë, gazetës zvicerane NZZ.

Që kur kompania publikoi planet për kriptovalutën Libra në muajin qershor, është përballur me akuza dhe kritika të shumta në Evropë, veçanërisht në Francë dhe Gjermani të cilat kërcënojnë me bllokimin e saj.

“Objektivi ynë është lëshimi në përdorim i Libras vitin e ardhshëm. Deri atëherë do të na duhet të adresojmë të gjitha pyetjet dhe të krijojmë kushtet e nevojshme për rregullimin e saj”, tha shefi i Blockchain pranë Facebookut, David Marcus, përcjell Telegrafi.

Projekti i gjigantit të medias sociale është një tentativë e profilit të lartë për të nxitur adoptimin masiv të kriptovalutave, shkruan Telegrafi.

TAGS