Facebooku e largon nga funksioni Group Stories

Facebooku e largon nga funksioni Group Stories

Në dhjetor të vitit 2018, Facebooku e prezantoi funksionin e quajtur Group Stories, i cili në thelb ishte Stories, por i dizajnuar për Facebook Groups, raporton Ubergizmo.

Megjithatë, si duket shfrytëzuesit nuk e kanë përdorur funksionin deri në masën që Facebooku e kishte pritur, dhe pavarësisht faktit se në teori ai i implementon disa opsione praktike.

Për shkak të kësaj, rrjeti social ka vendosur ta shuajë funksionin, shkruan Koha.

Përmbajtja ekzistuese e Stories, e cila u postua në Groups u parapa të fshihej më 26 shtator dhe përdoruesit nuk do të jenë më në gjendje të publikojnë përmbajtje të reja në grupe. Funksioni individual Stories do të vazhdojë të jetë në dispozicion për përdoruesit.

TAGS