Ministria e Kulturës ka siguruar mjete financiare për rikonstruktimin total të Pallatit të Kulturës “Shota”, në fshatin Negotinë.
Infotmacionin e kanë konfirmuar edhe nga komuna por edhe nga Ministria.
“Investimet kapitale në Komunën e Vrapçishtit këtë radhë i takojnë kulturës.
Sot ësht nënshkruar kontratë në interes kulturor, kontratë e cila parasheh rikonstruktimin e Pallatit të Kulturës “Shota” në fshatin Negotinë. Kjo kontratë u nënshkrua nga Kryetari i Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani dhe Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili. Projekti kap vlerën prej 18.418.524,00 denarëve dhe i njejti pritet të fillojnë nga fundi i muajit të ardhshëm. Komuna së bashku me Ministrinë e Kulturës do të angazhohen që ky objekt të jetë plotësisht në funksion dhe me kushte moderne”, kanë njoftuar nga Komuna e Vrapçishtit.
Data 26.04.2024
Aktuale
- Protestat pro Palestinës në SHBA: Universiteti i Kalifornisë Jugore anulon ceremoninë e diplomimit
- Nga e hëna nxënësit në pushim pranveror në Maqedoni, mësimi rifillon më 7 maj
- Rriten çmimet e sigurimeve për automjetet në Maqedoni
- Sipërmarrësit e rinj në RMV u bëjnë thirrje partive për mbështetje më të madhe të sipërmarrësve të rinj
- Kallëzim penal kundër një 44-vjeçare nga Velesi, ka përdorur dokument të falsifikuar
- Braun: Ndryshimi i Qeverisë në RMV ka shumë gjasa
- Ramiz Merko do të ulet në bankën e të akuzuarve
- Mbi 24 mijë fletëvotime të pavlefshme në zgjedhjet presidenciale