“Faleminderit” kolegë gazetarë që jeni kaq xheloz, lutjuni Zotit në këtë ditë xhumaje që gjykatat kontrollohen nga “padronët” tuaj

“Faleminderit” kolegë gazetarë që jeni kaq xheloz, lutjuni Zotit në këtë ditë xhumaje që gjykatat kontrollohen nga “padronët” tuaj

Shkruan: EMAD MEHMETI

Portalet me HALE të cilët janë me bollëk dhe disa “kolegë” gazetarë, që nxitohen të përkthejnë shkrime nga maqedonishtja të shkruara në selitë e VMRO-BDI-së, duhet ta falenderojnë dhe luten Zotit në këtë ditë xhumaje që jetojmë në një banane shtet si Maqedonia, ku gjykatat e prokuroritë kontrollohen nga “padronët” e tyre që janë admina në portalet e “pavarura”, se ndryshe me një padi unë dhe vëllau im Semi Mehmeti, do të siguronim të ardhmen pa asnjë mund të vetëm.

Hajde “kolegë” të shitur për lirë para të vjedhura nga politikanë për politika destruktive, dëshmojeni se si kemi “reketuar” ne, jepeni një fakt të vetëm, një dëshmi, e ne vetë do të shkojmë në burg, e jo në gjykatë!

Ama pse disa nga ju jeni të tillë, që shantazhoni, reketoni e kërcënoni, për t’u shitur më pas me para si lavire nuk është faji jonë, me çka mendoni se të gjithë jemi të njejtë. Jo, jo, mos na fusni me një thes me ju disa, sepse në atë thes kundërmon erë bajgash politikanësh.

Gjithmonë kemi qenë dhe jemi të vetëdijshëm se me mundin tonë të përditshëm dhe punën e ndershme si #Almakos, 24 orë veprim, do t’ju pengojmë atyre që e kanë prapanicën e kapur keq nga “sasho – verushevsk – sinishat”, por se “kolegët” gazetarë do jenë kaq xheloz në sukseset tona nuk e kam pritur. Sigurisht, asgjë nuk na ndal, sepse punën tonë e kryejmë me shumë nder e përgjegjshmëri, dhe gjithsesi se e dimë që gjithnjë sulmohen ata që janë “një kat më lartë”.

P. S. Respekte kolegëve të vërtëtë gazetarë ✌️