Familja e Rita Orës bëhen me shtëpi në Prishtinë

Familja e Rita Orës bëhen me shtëpi në Prishtinë
21:36 | 5 Maj 2019

Familja Ora vazhdojnë të jenë të lidhur me Prishtinën.

Besnik Sahatciu  babai i artistes së njohur Rita Ora përmes llogarisë së tij në Instagram ka bërë të ditur lajmin për blerjen e një shtëpie në Prishtinë , shkruan lajmi.net.

Edhe pse jetojnë në Londër, familja Ora vazhdojnë të jenë të lidhur ngushtë me vendin e tyre Prishtinën.

Në fotografinë e postuar në Instagram Besnik Sagatciu ka shkruar se pavarësisht se nuk jetojnë në Prishtinë, ata janë përkujdesur që fëmijëve të tyre t’ua ndërtojnë një shtëpi në vendlindje.

“Shtëpia është aty ku është zemra. Edhe pse jetojmë në Londër, është shumë me rëndësi për ne dhe fëmijët tanë/gjeneratat e ardhshme që të kemi mundësi ta vizitojmë qytetin tonë Prishtinën në Kosovë”, ka shkruar Sahatciu. /Lajmi.net/

TAGS