Familja e Sala fillon kërkimin privat për gjetjen e tij, e gjitha kjo pas rreth 200 mijë eurove të mbledhura nga donacionet

Zhdukja e Emiliano Sala gjatë ditë së hënë teksa ai po udhëtonte me aeroplan nga Nantes (Francë) drejt Cardiffit (Uells), ka qenë lajmi i javës në botën e futbollit.

Aeroplani i sulmuesi argjentinas u zhduk nga radari rrugës për te klubi i tij i ri, Cardiff City, ku ditë më parë u prezantua transferimi i tij prej 17 milionë eurove.

Zhdukja nga radari ndodhi në zonën e ishujve English Channel, por pas disa ditë kërkimesh autoritet lokale ndaluan kërkimet për shpëtim pasi besojnë se Sala dhe piloti nuk mund të kenë mbijetuar.

Në respekt për Sala para ndeshjes Swansea City dhe Gillingham në Liberty Stadium (Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Me këtë vendim familja e lojtarit ishte kundër dhe menjëherë kërkuar rifillimin e kërkimeve. Kërkesa e tyre u përkrahë nga shumë njerëz nga bota e futbollit dhe jashtë saj, ku u themelua një fondacion për mbledhjen e fondeve për rifillimin e kërkimeve.

Lexo po ashtu:

Deri më tani besohet se janë mbledhur rreth 200 mijë euro, të mjaftueshme për të filluar, por shuma po vazhdon të rritet.

Pamje nga kërkimet (Foto: WalesOnline/Twitter)

“Kërkesa e nisur të premten mbrëma për mbledhjen e fondeve i ka mundësuar familjes së Emiliano Salas të rifillojnë kërkimin privat nëpërmjet një organizate të specializuar. Dy anije tashmë janë duke i prirë operacionit të shpëtimit”, ka thënë për AFP, Maria Jose Sottini, mik i të afërmeve të Romina Sala (motrës së lojtarit).

Lexo po ashtu:

Deri më tani mbi dy mijë pësona kanë dhuruar para në GoFundMe, në mesin e tyre edhe lojtarët e njohur si Ilkay Gundogan, Corentin Tolisso dhe Adrien Rabiot. /Telegrafi/

Rabiot dhuroi 25 mijë euro

TAGS