7 Dhjetor 2018 / 17:50
Familja Llazov nga lagja e Butelit në Shkup apelon për ndihmë deri tek të gjithë qytetarët të cilët janë në gjendje të ndihmojnë financiarisht dhe materialisht. Shtëpia e tyre është djegur sot në mëngjes. Flaka shkatërroi tërë shtëpinë dhe brendësinë e shtëpisë. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar në zjarr.
Sipas policisë, zjarri ka filluar në shtëpinë e K.LL(30) në ora 8.10, kurse në orën 9.30 zjarrfikësit kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Familja Llazov apelon deri tek të gjithë njerëzit e mirë për t’i ndihmuar ata, dhe kushdo që ka mundësi donacionin mund ta kryen në llogarinë e Kire Llazov me numër: 210501687629135.
Foto:24info
Loading…