Familja nuk pranon ndarjen/ Rrëfehet Adrola Dushi: Babi më ka thënë edhe 10 burra të marrë, s’më vjen në dasëm

Familja nuk pranon ndarjen/ Rrëfehet Adrola Dushi: Babi më ka thënë edhe 10 burra të marrë, s’më vjen në dasëm

Adrola Dushi ka qenë e ftuar në Pop Culture ku ka folur edhe njëherë për divorcin nga bashkëshorti. Edhe pse ka disa vite që është ndarë, modelja është shprehur se familja e saj nuk e ka pritur mirë këtë lajm, madje edhe sot ata nuk e pranojnë këtë fakt.



Ndërkaq moderatorja Dojna Mema e ka pyet nëse ka ndërmend ta vesh sërish fustanin e bardhë dhe Adrola i është përgjigjur se për këtë fakt nuk ka mbështetjen e familjes.

“Nuk di ca të them, të betohem!Më ka thënë babi: edhe 10 burra po more unë nuk të vij më në dasmë, domethënë nuk i kam shumë mirë punët me fustanin e bardhë”– ka thënë Adrola duke qeshur.

TAGS